Dy netë radhazi në festa, me karaoke dhe alkool, ja përse Everton la jashtë skuadre futbollistin ‘problematik’
Një nga lëvizjet më të bujshme, por edhe më të papritura të merkatos së janarit ishte transferimi i Joao Cancelos nga Manchester City te Bayern Munich.
Marrëdhënia e komplikuar me trajnerin Pep Guardiola detyroi portugezin të largohej nga Etihad Stadium teksa kaloi në Gjermani nëpërmjet formulës së huazimit deri në fundin e sezonit aktual.
Nga ana tjetër, bavarezët e kanë në dorë edhe ta blejnë kartonin e anësorit për shifrën e 70 milionë eurove, edhe pse së fundmi, drejtori i rekordmenëve gjermanë, Hasan Salihamidzic bën hapa pas duke theksuar se një shifër e tillë është shumë për një klub si Bayern Munich.
“Ne ia kem bërë të qartë edhe Cancelos se 70 milionë euro për Bayernin janë shumë. Është e vështirë ta imagjinojmë të paguajmë një shifër të tillë. Por, nëse të gjitha palët gjejmë gjuhën e përbashkët mund të krijojmë një zgjidhje për Cancelon. Më e rëndësishme është që ai të gjendet mirë në Munich”, u shpreh Cancelo.
Top Channel