Tërmeti në Turqi/ Shkollat pezullohen për një javë në zonat e prekura

06/02/2023 10:54

Shkollat në 10 qytetet dhe provincat në të gjithë Turqinë të goditura nga tërmeti do të mbyllen për një javë, tha zëvendëspresidenti i vendit, Fuat Oktay.

Qytetet dhe provincat janë Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

Oktay tha gjithashtu se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.

Top Channel