Gol për manual i Barcelonës, festë në “Camp Nou”

05/02/2023 22:47

Barcelona gjen më në fund golin në sfidën me Sevillan në “Camp Nou”. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, në minutën e 58-të Jordi Alba përmbylli me gol një aksion perfekt të “blaugranave”.

Meritë të veçantë në këtë finalizim ka pa dyshim Kessie, me atë asist prej fantazisti.

Kessie, në fakt e nisi nga stoli ndeshjen, por u hodh në fushë që në minutën e 8-të nga Xavi në vend të Busquets që u detyrua të linte fushën i dëmtuar.

Barcelona ka një mundësi të artë për ta çuar në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit në përfundim të javës së 20-të të La Ligas. Skuadra “blaugrana” luan me Sevillan në “Camp Nou”, me synimin për të marrë një avantazh edhe më të madh ndaj rivalëve historikë në garën për titullin.

Sa u përket formacioneve, Xavi Hernandez rikthen titullar veterani Jordi Alba, duke ulur stol të riun Balde. Asnjë ndryshim në pjesën tjetër të formacionit: Christensen, Araujo dhe Kounde plotësojnë mbrojtjen, De Jong, Busquets dhe Pedri formojnë treshen e mesfushës dhe në sulm Gavi, Lewadowski dhe Raphinha.

Top Channel