Normalizohet situata në Greqi/ Meteorologët bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë natës

06/02/2023 10:24

Stuhia e dëborës “Barbara” ka kaluar mbi territorin e Greqisë dhe duhet se nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, pasi i gjithë mekanizmi shtetëror ishte në gatishmëri të plotë.

Mbrojtja civile njoftoi se janë hapur akset kombëtare që lidhin Athinën me Selanikun dhe Thivën, si dhe gjithë akset kryesore periferike të Atikës.

Përjashtim bëjnë disa rrugë dytësore në veri të prefekturës së Atikës, ndërsa duket se jeta ka rinisur normalisht me zbardhjen e ditës dhe shkrirjen e dëborës në rrugët e kryeqytetit.

Nuk janë vënë re probleme edhe në furnizimin e dyqaneve dhe markatove si dhe rrjeti energjetik ka funksionuar me efikasitet të plotë.

Shkollat janë të mbyllura ndërsa sektori shtetëror u hap në orën 10 sipas orës lokale.

Meteorologët bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë orëve të natës pasi prej temperaturave të ulëta mund të krijohen shtresa akulli në rrugë.

Top Channel