Formacionet e Barça – Sevilla, Xavi rikthen titullar Jordi Alban

05/02/2023 21:02

Barcelona ka një mundësi të artë për ta çuar në 8 pikë diferencën me Realin e Madridit në përfundim të javës së 20-të të La Ligas.

Skuadra “blaugrana” luan me Sevillan në “Camp Nou”, me synimin për të marrë një avantazh edhe më të madh ndaj rivalëve historikë në garën për titullin.

Sa u përket formacioneve, Xavi Hernandez rikthen titullar veterani Jordi Alba, duke ulur stol të riun Balde. Asnjë ndryshim në pjesën tjetër të formacionit: Christensen, Araujo dhe Kounde plotësojnë mbrojtjen, De Jong, Busquets dhe Pedri formojnë treshen e mesfushës dhe në sulm Gavi, Lewadowski dhe Raphinha.

Top Channel