Një person është gjetur i vdekur në anë të rrugës në fshatin Kuç të Shkodrës.

Shtetasi rreth 60 vjeç është gjetur nga kalimtarët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet e para nuk ka plagë me armë zjarri.

Viktima është gjetur në fshatin Vukatane. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe dyshohet se ka patur komplikacione shëndetësore.

Top Channel