Sherr në ndeshjen e NBA, përjashtohen 5 basketbollistë

05/02/2023 09:45

Sfida e NBA mes Minnesota dhe Orlando degjeneroi në një sherr masiv gjatë ndeshjes, me gjyqtarët që u detyruan që të përjashtonin pesë sportistë.

Basketbollisti i Orlando Mo Bamba u çua nga stoli dhe goditi Austin Rivers të Minnesota, që po kalonte para tij, duke nxitur një përplasje masive mes lojtarëve që ishin në parket dhe atyre që ndodheshin në stol.

Jalen Suggs i Orlandos si dhe Taurean Prince e Jaden McDaniles të Minnesota ishin lojtarët e tjerë që u ndëshkuan, ndërkohë që sherri kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë për të rikthyer normalitetin. Një ngjarje e turpshme për nivelin më të lartë të basketbollit amerikan.

Para incidentit në fushë nuk kishte pati asnjë sinjal tensioni mes dy basketbollistëve apo personave të tjerë. “Nuk e kuptova se përse e bëri këtë veprim. Ai u përpoq të më qëllojë më grusht, por e evitova. Në atë moment mendova se si të mbrohem”, tha Rivers.

Top Channel