Mes lotësh e puthjesh dalin çift Laura dhe Arbi nga “Përputhen”, përlotet Arjani

05/02/2023 22:35

Sot ishte dita e fundit në studion e Për’puthen për Laurën dhe Arbin, çiftin e parë të deklaruar për këtë sezon.

Përmes një kërcimi plot ndjenjë, mes puthjesh, lotësh dhe emocionesh si kurrë më parë, ata përshëndeten me të gjithë dhe u larguan në mënyrën më të bukur.

Mes lotësh, Arjani i uroi çiftit një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ju uroj që të keni fatin që të zgjasni sa më shumë. Dua tju falenderoj për një gjë. Keni treguar qytetari, edukatë dhe pjekuri. Ky është një element që kemi nevojë, qytetaria. Ju falenderoj për këtë”- tha Arjani.

Dua tju falenderoj jashtë mase, kemi kaluar emocione shumë të forta, dashuri, mërzitje, të gjitha ngjyrat i kemi përjetuar. Më vjen keq që po e lë, por atë që e desha e gjëra. Do më mungoni”– tha Laura mes emocionesh.

Top Channel