Një aksident me pasojë katër të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

42-vjeçari me iniciale G. Gj. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që drejtonte.

Makina tip “Honda” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë.

Makina ka rënë pesë metra poshtë rrugës. Aksidenti dyshohet se  ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes, pasi ka patur prani të dëborës dhe akullit në rrugë. Drejtuesi i mjetit banor i Tiranës, me prejardhje nga fshati Plesisht i Mokrës, ka qenë për fundjavë në familjen e vet dhe po kthehej drejt banesës se tij ne Tiranë së bashkë me familjarët.

Të lënduarit u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi po hetohet nga policia.

Top Channel