Përse gratë jetojnë më shumë se burrat: A e shkurton jetën kromozimi “Y”?

06/02/2023 08:30

Zyra gjermane e statistikave tregon se jetëgjatësia për burrat dhe gratë është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadave të fundit, por një ndryshim mbetet – burrat ende vdesin mesatarisht rreth pesë vjet më herët se gratë.

Dukuria është e ngjashme në të gjithë botën. Një arsye e mundshme për këtë, sipas ekspertëve, mund të jetë kromozomi Y.

Të ashtuquajturat kromozome X dhe kromozomet Y janë pjesë e informacionit gjenetik në qelizat e trupit tonë. Gratë zakonisht kanë dy kromozome X në qelizat e tyre, ndërsa burrat kanë një X dhe një Y. Kromozomi “mashkull” është dukshëm më i vogël dhe siguron zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore në embrion.

Megjithatë, me plakjen, gjatë ndarjes së qelizave, kromozomet individuale Y mund të zhduken. Kjo ka kohë që dihet në qarqet profesionale. Ky mutacion nuk është krejtësisht i padëmshëm, thotë kardiologu Andreas Zeier, i cili hulumton këtë temë në Spitalin e Universitetit në Frankfurt.

Në dy-tre vitet e fundit janë bërë studime që kanë treguar se humbja e këtij kromozomi shkakton sëmundje kardiovaskulare, Alzheimer, sëmundje të ndryshme, diabetin etj. Humbja e kromozomit Y ndodh kryesisht në qelizat e formimit të gjakut, të cilat prodhojnë miliarda qeliza gjaku në palcën e eshtrave çdo ditë.

Sipas shkencëtarëve gjermanë, rreth 40 për qind e meshkujve mbi 70 vjeç janë të prekur nga ky mutacion, ndërsa është prekur edhe rreth pesë për qind e 45-vjeçarëve. Është treguar se qelizat e gjakut pa një kromozom Y janë dukshëm më të shpeshta tek meshkujt me sëmundje të zemrës sesa tek meshkujt e shëndetshëm.

 

Top Channel