Banorët e evakuuar

Pasditen e së dielës një zjarr ka përfshirë një pallat në rrugën Asim Vokshi.

Zjarri nisi pas një defekti në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik dhe më pas është përhapur në  katin e nëntë të pallati.

Në vendngjarje arritën zjarrfikësit dhe policia, ndërsa banorët e alarmuar kanë dalë menjëherë nga pallati. Shumë prej tyre shfaqën probleme me asfiksimin nga tymi i rëndë, ndërsa nuk kishte viktima dhe të lënduar.

“Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“- njofton policia.

Pak minuta më parë një tjetër apartament u përfshi nga flakët në Elbasan, pa të lënduar.  Zjarri përfshiu ballkonin e një apartamenti në lagjen ‘Vullnetari’. Shkak për këtë zjarr u bë bombola e gazit. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur që zjarri të lokalizohet duke mos u shpërndarë në pjesën tjetër të apartamentit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Top Channel