Basha prezanton kandidatin/ Durrës, takim me përfaqësues të biznesit

18/02/2022 15:20

Kryetari PD Lulzim Basha dhe kandidati për garën e 6 Marsit në Bashkinë Durrës Luan Hoti zhvilluan një takim me bizneset e qytetit bregdetar.

Basha: Prezantimi i vetëm që mund të bëj është që ka marrë përsipër në një kohë veçanërisht sfiduese për Durrësin, për ekonominë e Durrësit, për familjet durrsake një sfidë  të përmasave të jashtëzakonshme. Marrja e sfidës së kandidimit për të përfaqësuar përgjegjësinë e kryebashkiakut është një vendim shumë i vështirë dhe i rëndë për këdo në çdo kontekst, në çdo demokraci. 

Ta marrësh këtë përgjegjësi në një moment si ky që kalojmë me të gjithë komponentët, duke përfshirë këtu edhe komponentët politikë ku po ndodh e gjithë kjo ku nuk kam ndërmend të ndalem mendoj se dëshmon kurajon jo thjesht personale dhe qytetare të zotit Hoti, por dëshmon shpirtin sipërmarrës në të gjitha kuptimet që karakterizon sipërmarrjen durrsake që nuk i bën bisht sfidave.

Kandidati Hoti shpjegoi vizionin dhe platformën e tij qeverisëse për Durrësin.

Hoti: Disa nga pikat e programit tonë janë, pastrimi, turizmi, infrastruktura urbane dhe bashkëbisedimi me qytetarët për fatin e Velierit… që të gjithë e dimë. Unë kam ardhur t’ju dëgjoj dhe unë do ju dëgjoj jo vetëm biznesin por të gjithë qytetarët. Do jem zbatuesi i vendimeve që do marr bashkë me qytetarët. Nuk jam ndonjë orator për të thënë fjalë të mëdha, jam një njeri që punoj.

Top Channel