Foto ilustruese

Një dyqan është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Hamdi Pepo’, ndërsa mësohet se dyqani është në pronësi të shtetasit H.L., dhe si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale!

“Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel