Taksistët e Elbasanit po shkojnë drejt falimentimit.

Konkurrenca e pandershme, çmimi i naftës, prenotimi për rrugën në kthim e kanë bërë të pamundur ofrimin e këtij shërbimi. Ata protestuan sot duke u bërë thirrje autoriteteve të marrin masa përballë kësaj situate.

Elbasani ka rreth 100 taksi të ligjshme dhe një numër më të madh që e ofrojnë shërbimin ilegalisht, problem për taksistët e Elbasanit është shërbimi në kryeqytet ku penalizohen nga Policia Bashkiake e Tiranës.

Penalizimi i taksistëve sjell automatikisht dhe mungesën e shërbimit apo rritjen e çmimit për qytetarët. Taksistët lajmëruan se do t’i përshkallëzojnë protestat në rast se nuk gjendet një zgjidhje.

Top Channel