Kompleksi elitar i golfit shkatërrohet nga zjarri masiv i pashpjegueshëm në SHBA (fotot)

18/02/2022 15:55

Zjarrfikësit në Michigan, SHBA kanë luftuar dje me flakët në kompleksin ekskluziv më shumë se 100-vjeçar të golfit në Detroit që ka pritur disa nga turnetë më të mëdha të botës, por pa ndaluar dot shkaterrimin e tij.

Punonjësit shiheshin që luftonin të shuanin flakët në klubin e golfit Oakland Hills të cilët kishin përfshirë të gjithë kompleksin. Nuk kishte raportime për të plagosur nga ngjarja në ndërtesat e ndërtuara prej vitit 1920.

Klubi ekskluziv kishte një anëtarësi prej 750 dhe ishte e zbukuruar me kujtime të çmuara të turneve të zhvilluara në të që prej një shekulli më parë, raportonte rrjeti Detroit Free Press.

Policia tha se po heton mbi shkaqet e zjarrit.

Klubi i hapur prej vitit 1916 kishte pritur eventin e fundit amator të golfistit amerikan Tiger Woods në 1996, dhe më shumë se 12 turne madhore prej atëherë.

Kompleksi sapo kishte përfunduar një restaurim prej më shumë se 12 milionë dollarë dhe ka pritur turneun e fituar nga Padraig Harrington në 2008 si dhe Ryder Cup në 2006.

Së fundmi ishte njoftuar se Oakland Hills do të priste kampionatin e femrave të golfit Women’s Open në vitet 2031 e 2042.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel