Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një qendër tregtare të Durrësit.
Për pasojë ka pasur dëme materiale në të paktën 30% të marketit dhe produkteve ushqimore të tij, në katin e parë të qendrës tregtare që ndodhet në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit.
Rreth orës 2: 00 kanë mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit e parë të cilëve u janë bashkuar edhe zjarrfikës të zonës së plazhit dhe portit.
Pas disa orësh luftë me flakët zjarri është shuar, duke shpëtuar rreth 70% të objektit në flakë. Dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri ka rene te supermarket Spar qe ndodhet ne katin e pare te qendrës “Blue Star”.
Top Channel