Barcelona dhe Juventus “trokë”, Mbappe-Haaland drejt Real Madrid

18/02/2022 15:47

Real Madrid do të firmosë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, sepse rivalët e tij, Barcelona dhe Juventus, janë të rrënuar financiarisht.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka pohuar se Real Madridi do të nënshkruajë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, duke lënë kështu në hije Barcelonën dhe Juventusin.

Yjet e futbollit pritet të jenë në transferim të lirë këtë verë dhe shumë skuadra të Evropës kanë shfaqur interes për ta. Megjithatë, duket se Los Blancos janë i vetmi klub me fuqinë financiare për të nënshkruar me sulmuesit e PSG-së dhe Borussia Dortmundit, pasi skuadrat e tjera, si Barcelona dhe Juventus, janë të rrënuara financiarisht. “Ardhja e Mbappe është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë La Ligës“, u shpreh Tebas.

Real Madrid kërkoi dy herë të nënshkruante me Mbappe në verën e kaluar , por kërkesat u refuzuan nga pronarët e PSG-së. 23-vjeçarit i kanë mbetur vetëm katër muaj nga përfundimi i kontratës së tij aktuale dhe momentalisht është i lirë të diskutojë me klube të tjera në të gjithë Evropën për një transferim të mundshëm.

PSG thuhet se i ka ofruar Mbappes një kontratë mbi 500,000 £ në javë, e cila do ta bënte atë futbollistin më të paguar në planet. Drejtori sportiv i skuadrës, Leonardo, zbuloi verën e kaluar se Mbappe kishte refuzuar ofertën e tyre ndaj ende mbetet e pasigurt e ardhmja e një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim.

Top Channel