E shtunë, 16 Prill 2022
15:01
Platforma e Alibeajt, merr shumicën e deputetëve të PD përballë Berishës

Jo nga selia e PD, por nga një zyrë e ngushtë e grupit parlamentar në kryesinë e kuvendit, kryetari i komanduar i PD njëherazi kryetar i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj shpalosi Platformën e Bashkimit të Demokratëve.

14:55
Platforma për bashkim/ Alibeaj i përgjigjet kritikëve: Koha për të ndalur rrugën e përcarjes

“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve”, kështu shkruan në një postim në facebook kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në përgjigje të reagimeve ndaj platformës për bashkimin e demokratëve.

14:34
Festa e Pashkëve/ Pastori Ylli Doçi: Ringjallja është fakt historik, nuk mbështetet në filozofi

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastori Ylli Doçi, ka përshëndetur të gjithë besimtarët katolikë të Shqipërisë të cilëve i ka uruar festën e ringjalljes së Krishtit, Pashkën.

14:28
Platforma e Alibeajt/ Komisioni i Rithemelimit: Bashkimi i demokratëve vjen vetëm përmes votës së lirë

Flamur Noka reagoi në emër të Komisionit të Rithemelimit lidhur me platformën e prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

14:18
Zgjedhjet në Francë, përcaktuese për politikën e BE-së ndaj Ballkanit

Epilogu i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të ketë ndikim të madh në Bashkimin Evropian, por edhe në politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit, thonë diplomatët në Bruksel.

14:14
Platforma e Alibeajt/ Salianji: Bëhet për interesa meskine. Krijon premisa për ndarjen përfundimtare të PD

Ervin Salianji, deputeti demokrat që nuk mbështeti parimet e Alibeajt për bashkimin, por as nuk bën pjesë në grupin e Rithemelimit, reagoi përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me platformën e prezantuar sot nga kreu i grupit parlamentar të PD.

14:09
Ronaldo, Messi dhe Zidane në një klub? Mediet franceze: PSG fillon punën

Duket si e pamundur, por Zinedine Zidane mund të jetë trajneri i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Në Francë, nga “El Parisien” se Paris Saint-Germain dëshiron që të zëvendësojë trajnerin Mauricio Pochettino me Zidanen.

14:04
Njeriu më i pasur i Ukrainës zotohet të rindërtojë Mariupolin e shkatërruar nga lufta

Rinat Akhmetov, pa perandorinë e tij të biznesit të shkatërrohet nga luftimet në Ukrainën lindore.

13:39
32 deputetë mbështetën plaftormën e Alibeajt për bashkim, reagon Paloka: Keqardhje për kolegët!

Deputeti i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me platformën që prezantoi ditën e sotme Enkeljd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

13:30
Atentati në Shijak/ Petkolaj: Nuk kam konflikt me askënd, po shpërndaja bombula gazi me kamionçinë

Pasi i shpëtoi plumbave, i riu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ai ka qenë duke lëvizur në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10 të ditës së shtunë, kur nga një automjet tip “Golf” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të kamionçinës që drejtohej prej tij.

13:24
‘Tela me gjemba, mina e mitralozë’, gazetari i BBC rrëfen prapaskenat e intervistës me Zelensky në ‘fortesë’: Pashë një burrë të rraskapitur

BBC i ka kushtuar një reportazh intervistës së kryer me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, pak ditë më parë i cili hodhi akuza ndaj disa prej shteteve europiane, kur tha se po pasurohen me gjakun e njerëzve, duke blerë ende naftën ruse.

13:13
Organizonte lojëra fati në lokalin me qira, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Ervis Shkembi 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të një ambienti që kishte marrë me qira i janë gjetur tavolina pokeri, kompjutera, letra bixhozi dhe çipsa.

13:10
“Të heqim mllefin e dëshirën për korrupsion”, mesazhi i imzot Angelo Massafra për Pashkët: Lufta e Rusisë në Ukrainë e pakuptueshme

Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra ka uruar përmes një mesazhi besimtarët katolikë festën e Pashkës. Ndërsa apelon për paqe, Imzot Massafra ndalet edhe në luftën e Rusisë në Ukrainë, për të cilën thotë se është e pakuptueshme.

12:59
Atentati/ Autorët ishin me ‘Golf’, Petkolaj humbi kontrollin e kamionçinës duke dalë nga rruga

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e mesditës së sotme në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak.

12:31
Kryebashiaku Veliaj pret kryetarin e ri të Prizrenit: Të rinovojmë besëlidhjen mes shqiptarëve/ Totaj: “Tirana, shembulli konkret sesi zhvillohet qyteti”

Ky vit, i cili shënon edhe 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të festohet ndryshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ranë dakord që, bashkë me njësitë e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.

12:28
Detaje nga atentati në Shijak/ Objektiv djali i efektivit të policisë, i shpëtoi plumbave. U qëllua nga një makinë në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Shijak , ku sipas burimeve policore është qëlluar në drejtim të shtetasit Orlando P, që është i biri i një efektivi policie.

12:24
Rusia kërcënon perëndimin: Pasoja të paparashikueshme nëse furnizoni Ukrainën me armë!

Rusia kërcënoi tashmë zyrtarisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të tyre se do të përballen me pasoja të paparashikueshme nëse furnizojnë me armë Ukrainën. Paralajmërimi erdhi përmes një note diplomatike të dërguar nga Moska Departamentit amerikan të shtetit, një kopje e së cilës ka rënë në duart e diasa mediave të mëdha amerikane.

12:22
Tragjedia e luftës, Zelensky: Na janë vrarë 3 mijë ushtarë, 900 civilët e pajetë ishin ekzekutuar

Presidenti ukrainas, Zelensky pohoi se deri tani kanë humbur jetën në luftë 2500 deri në 3000 ushtarë vendas, duke nxjerrë në pah edhe një herë përmasat e tragjedisë së luftës që po kalon Ukraina.  në një interviatë për CNN, ai tha se rreth 10.000 ushtarë janë të plagosur nga pala ukrainase dhe se nuk dihet, se sa nga ata do të mbijetojnë.

12:21
Procesioni i Pashkëve, Papa: Zoti të ndalojë dorën e ngritur të vëllait kundër vëllait! 

Ktheji zemrat tona rebele në zemrën tënde, që të mësojmë të ndjekim projektet e paqes; bëji kundërshtarët që të shtrëngojnë duart e të gëzojnë faljen reciproke; çarmatose dorën e ngritur të vëllait kundër vëllait, që aty ku ka urrejtje, të mund të lulëzojë harmonia.

12:20
Gjermania godet serbët: pezullohen projektet në Republikën Srpska!

Jo vetëm paralajmërime, por edhe veprim: Qeveria Federale e Gjermanisë vendosi të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për REL.

12:19
‘Po u ndave nga unë, do të vras’, lidhja e dashurisë që i hoqi lirinë 25-vjecarit në Tiranë, rrezikon dënimin me burg për përndjekje

Shoqëri e përbashkët, lidhje dashurie e me pas akuza të ndërsjellta që përfundojnë në hetim. Është kjo historia e komplikuar e dashurisë mes dy të rinjve në kryeqytet që tashmë kanë edhe një dosje hetimore në prokurorinë e Tiranës.

12:18
Forca e numrave në grupin parlamentar të PD/ Ja kush e zoteron shumicën

Platforma e prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve, duket se rihapi edhe një herë betejën në PD.

12:16
Platforma e ‘Alibeajt’/ Reagon Gjekmarkaj: Berisha dhe Basha nuk mund të jenë kryetar, në pikat e tjera e mbështes parimet për bashkim

Agron Gjekmarkaj i dorëhequr tashmë nga të gjitha postet politike në PD, reagoi përmes një statusi në rrjete sociale lidhur me platformën e bashkimit të demokratëve, të prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj.

12:05
Vizita suprizë në Ukrainë/ Hakmerret Moska, i ndalon hyrjen Boris Johnsonit dhe zyrtarëve të tjerë britanikë në Rusi

Rusia tha se ua ka ndaluar hyrjen në shtet kryeministrit britanik, Boris Johnson, sekretares së Jashtme, Liz Truss, dhe disa ministrave të tjerë britanikë, pasi Britania ka vendosur masa që kanë për qëllim të izolojnë Moskën për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

11:59
Le Pen: Do heq hixhabin, “ngrihen” myslimanët në Francë!

Shamia për gratë myslimane ose hixhabi ka zënë ngadalë vend qendror në fushatën  presidenciale franceze, në mesin e përpjekjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për t’i ndaluar ato, në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore.

11:58
Serbia kërkon luftë në Kosovë? Breshëri plumbash e dinamit, sulmohet sërish policia!

Vetëm një ditë pasi krerët e policisë së Kosovës denoncuan sulmet ndaj efektivëve të saj në veri, dy shpërthime të tjera shënjestruan forcat policore në zonë. Incidenti i orëve të parë të ditës ndodhi në Sharpej të Jarinjës, ku gjendet pikëkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

11:32
Vdekja e 19-vjeçarit ne Portin e Durrësit, arrestohen 3 punonjës për shkeljen e rregullave

Tre punonjës të portit të Durrësit janë arrestuar ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë ku një 19-vjeçar u godit nga vinçi dhe si pasojë ndërroi jetë.

11:12
Problemi më madhor i platformës?/ Alibeaj: Kush bën përçarje dhe procese të shpejta nuk e do bashkimin

Problem i vetëm i demokratëve është bashkimi pavarësisht se disa person apo mundohen ta përçajnë, kështu është shprehur kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në deklaratën e sotme.

11:09
Cili do të jetë hapi i radhës ndaj Berishës?/ Alibeaj: Duhet të shkojmë drejt bashkimit të demokratëve

Në komunikim me gazetarët, teksa prezantoi platformën e re, kryetari i përkohshëm i PD-së Enkeljd Alibeaj u pyet se çfarë hapash do të ndjekë në lidhje me Sali Berishën.

11:01
Platforma ‘Alibeaj’ për bashkimin e demokratëve, kush janë 32 deputetët që e mbështetën (Emrat)

Platforma e prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve, mori firmat e 32 deputetëve të grupit parlamentar.

10:53
Do e pranonit Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD? Ja si përgjigjet Alibeaj

Ndërsa lexoi disa prej propozimeve të deputetëve demokratë që nuk gjetën miratim në platformën e prezantuar për bashkimin e demokratëve, Alibeaj tha se qëndrimet e tyre mbeten të hapura për diskutim.

10:45
Platforma e bashkimit, Alibeaj prezanton qëndrimin e miratuar: Gëzon mbështetje të gjerë

Me mbështetjen e 31 deputetëve të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot platformën për bashkimin e demokratëve.

10:40
“Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD”, Alibeaj prezanton platformën për bashkimin e demokratëve: Veprimet tona do i gjykojë koha

Në një konferencë për mediat, ku prezantoi platformën për bashkimin e demokratëve, kreu i grupit parlamentar të PD,Enkelejd Alibeaj u shpreh se aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD.

10:35
Spitali Gjerman në Tiranë – Shërbimet që ofron!

A e keni menduar ndonjëherë së çfarë e bën të suksesshëm një Spital? Sigurisht shërbimi, profesionalizmi, dhe aparaturat bashkëkohore.

10:29
Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga sulmet gjatë natës në Ukrainën Lindore

Dy persona kanë vdekur ndërsa katër të tjerë janë plagosur sulmeve ruse gjatë natës në Ukrainën lindore.

10:06
Nisma e re e Bashkisë së Tiranës/ Çdo e dielë do të jetë “Dita pa Makina”, ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve më 17 prill

Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë nismën ‘E Diela pa Makina’, duke filluar nga dita e nesërme, çdo e dielë në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.

09:50
​Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri të Kosovës, nga erdhi sulmi

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Policia Kufitare në veri, por ndryshe nga sulmet e kaluara, kësaj radhe ka ndodhur nga ana e Leposaviçit.

09:21
PD mban sot zgjedhjet në 8 degë, kush janë kandidatët për kryetar

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike bën me dije se ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 8 degë të Partisë Demokratike.

09:17
Klipi i ri i Donaldit/ Nuk mungojnë dedikimet për Borën, detaji që kujton takimin e parë

“Picasso” mban titullin kënga më e re që kanë hedhur në tregun muzikor ditën e djeshme Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda.

09:03
Njëra për mbijetesë, tjetra për titullin, Egnatia sfidon Tiranën

Edhe pse bëhet fjalë për objektiva të kundërt, Egnatia – Tirana është një ndër sfidat më interesante të javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Kjo pasi bëhet fjalë për dy nga skuadrat më në formë të kampionatit.

08:57
Tre mijë ushtarë të vrarë, tragjedia e luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Zelensky ka bërë fjalë se deri tani kanë humbur jetën në luftë 2500 deri në 3000 ushtarë ukrainas. Ndërkohë policia ka zbuluar kufomat e më shumë se 900 civilëve përreth Kievit.

08:44
Ndërtimi i Lot-it 3 në Unazën e Madhe, ja si do devijohet trafiku nga dita e nesërme

Drejtimi i lëvizjes së makinave në Unazën e Madhe do të ndryshojë nga dita e nesërme për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.

08:38
Zgjim në zhurmën e shpërthimeve, Kiev dhe Lviv sulmohen nga Rusia

Shpërthime të shumta janë dëgjuar gjatë natës dhe në mëngjes në qytetin e Kiev dhe Lviv, në Ukrainën perëndimore.

08:25
​23 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

08:01
Mot i paqëndrueshëm me vranësira, parashikimi për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

E premte, 15 Prill 2022
23:47
‘E premtja e Mirë’/ Papa udhëheq procesionin e “Rrugës së Kryqit”

Papa Françesku udhëhoqi procesionin e rrugës së Kryqit rreth Koloseut të premten e mirë, një ngjarje e rëndësishme për besimtarët katolikë. Rituali u zhvillua sipas traditës për herë të parë, dy vite pas pandemisë kur ishte mbajtur me vetëm pak njerëz në sheshin e Shën Pjetrit.

23:11
“ASAP Rockyn tradhton Rihanën”, stilistja reagon pas akuzave për tradhti me partnerin e këngëtares

Vajza e cila u akuzua se ka pasur një lidhje me ASAP Rockyn, partnerin e Rihannës i ka mohuar akuzat.

22:59
Si të ruani sa më gjatë frutat dhe perimet në shtëpi

Të gjithë e dimë që mjafton një mollë e prishur për të kalbur gjithë shportën me mollë. Por a e dini që një mollë e kalbur mund të prishë edhe frutat që i keni vendosur aty pranë pa e menduar fort mirë?

22:49
Pashkët në kohë lufte! Kishat në Ukrainë të mbyllura gjatë shtetrrethimit

Kishat në Ukrainë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë orarit të shtetrrethimit Pashkëve Ortodokse të dielën e 24 prillit.

22:36
“Krenaria jonë”, rusët mbajnë ceremoni mortore për luftanijen “Moskva” që u mbyt në Detin e Zi

Rusia ka mbajtur një ceremoni zie për shkatërrimin e luftanijes “Moskva”, që u mbyt në Detin e Zi.

22:29
“E kam ftuar 20 apo 30 herë”, Rakitiç zbulon historinë e dashurisë me gruan e tij: Ishim si Jane dhe Tarzani

Ivan Rakitiç ka zbuluar për të gjithë historinë e lidhjes me gruan e tij, të cilën tregon se e ftuar 20 ose 30 herë për të dalë, derisa ajo pranoi që ata të ishin bashkë.

22:24
Gol nga goditja e këndit, Xherdan Shaqiri dhuron spektakël në stërvitje

Xherdan Shaqiri u transferua në MLS më 9 shkurt.

22:22
E rrallë në Itali! Zëvendëson Rey Manajn, përfundon në stol pas 10 minutave!

Një episod i rrallë ka ndodhur në përballjen Spezia-Inter, që u fitua 1-3 nga kampionët në fuqi të Italisë.

22:14
“Vdekja do të të vijë te dera”, reagon prokuroria serbe pasi Vuçiç kërcënohet

Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar personin që kërcënoi me jetë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

22:11
Al Pacino shfaqet krah të dashurës së re 53 vite më të vogël

Legjenda e Holluwoodit, Al Pacino ka nisur një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit.

21:49
5 të vdekur nga bombat thërrmuese në Ukrainë

Më shumë se 900 trupa civilësh janë zbuluar në rajonin përreth kryeqytetit ukrainas, pas tërheqjes së forcave ruse, tha policia e Kievit, të premten.

21:45
Gjermania pezullon projektet në Republikën Srpska

Qeveria Federale e Gjermanisë do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë.

21:35
Kalben tonelata panxharë të fermerit britanik pas ndërprerjes së blerjeve nga BE (fotot)

Një fermer britanik thotë se dhjetra ton panxhar i kuq i këtij viti është lënë të kalbet pas nderprerjes të kërkesës nga klientët evropianë.

21:30
Dezinformimi po shtrembëron botëkuptimin e të rinjve për luftën në Ukrainë

Ndërsa bota është përqendruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, një tjetër konflikt po shpërthen – në telefonat celularë.

21:26
Helikopteri i policisë luan ‘macja me miun’ me trafikantët e emigrantëve në veri të Francës (fotot)

“Detyra jonë është të jemi një hap përpara trafikantëve”, thotë kapiteni i helikopterit që patrullon 150 kilometra brigje në pjesën kufitare veriore mes Belgjikës e Francës.

21:24
Shqipëri, turizmi po ndjen pasojat e luftës në Ukrainë

Në Shqipëri industria e turizimit ka filluar të ndjejë pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

21:11
Papa Fraçesku: I kuptoj qeveritë që blejnë armë

Papa Françesku tha të premten, më 15 prill, se ai e kupton pse qeveritë po blejnë armë për t’u mbrojtur në një botë të shkatërruar nga lufta, ndërkohë që ai përgatitej të kryesojë procesionin tradicional të Pashkëve, të Premten e Madhe.

20:58
Gjenden mbi 900 trupa civilësh të vrarë në rajonin e Kievit

Mbi 900 trupa civilësh u zbuluan në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse. 

20:56
U shkatërrua nga lufta, Modric viziton shtëpinë e tij në Kroaci

Luka Modric është nga ata futbollistë që e shpreh shesh herë dashurinë për vendlindjen e tij. Mesfushori i Real Madrid së bashku me të atin e tij kanë vizituar shtëpinë e tyre pranë Zadarit në Kroaci.

20:43
Wanda Nara turpëron Chinën, publikon bisedën e saj me Icardin

Wanda Nara zgjedh ta turpërojë publikisht aktoren argjentinase China Suarez.

20:35
Fiks Fare/ Fallxhorja në Korçë, me 50 mijë lekë të heq magjinë me plumb të shkrirë dhe qiqra

 Rastet e fallxhoreve në vendin tonë nuk kanë të sosur, por ankesat kësaj radhe në redaksinë e Fiksit mbërritën nga Korça.

20:12
Historia e Voskopojës/ Botimi i Akademisë së Shkencave

Historia komplekse e Voskopojës është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e Akademisë së Shkencave nëpërmjet botimit  “Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan” 

20:08
Gjyqi ndaj L. Berishës/ Avokatët: Dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi, i pabesueshëm

Në përfundim të seancës paraprake qe u shty, avokatët mbrojtës të Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishit akuzuan SPAK se nuk e ka mbështetur akuzën ndaj klientëve të tyre në prova, por vetëm mbi rrëfimin e dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi që konsiderohet i pabesueshëm.

20:05
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy qytetarë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Rinas, pasi do të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

20:05
Studentët francezë përleshen me policinë në universitetin Sorbonne duke refuzuar zgjedhjet (fotot)

Qindra studentë u përleshën sot me policinë franceze pranë universitetit prestigjoz Sorbonne në Paris, duke protestuar kundër kandidatëve të raundit final të zgjedhjeve presidenciale.

20:04
Sulmohet policia e Kosovës/ Incidenti në pikën kufitare në veri në rrugët e kontrabandës

Në tre ditët e fundit, policia kufitare e Kosovës u sulmua katër herë në Zubin Potok.

20:01
Në një vit iku i “gjithë” Kukësi/ Në 2021 kishte më shumë vdekje dhe lindje, 42 mijë shqiptarë emigruan

Nuk ndalet tkurrja e popullsisë në vend. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë ka zbritur në 2. 79 milionë banorë, mbi 36 mijë më pak se një vit më parë duke përkeqësuar më tej treguesit demografikë të vendit.

19:57
PS: Më 4 maj, presidenti i ri/ Kërkesa e socialistëve për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit

Aspirantët e përhershëm dhe ata të rinj nga PS për tu bërë president, mund ta marrin një përgjigje të martën.

19:56
Takimi Filloreta-Mevlan degradon në debate të ashpra

Debati i Mevlanit me Filloretën gjatë takimit të tyre degradoi me debate midis tyre, derisa një moment takimi u ndërpre.

19:54
Berisha-Alibeaj, përplasje fatale/ Përballja në prag të vendimit të gjykatës së apelit

Kundërsulmi i Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Sali Berishës për të mos e njohur si kryetar grupi nuk vonoi. Një draftplatform, e cila amniston gjithë të gjithë deputetet e pezulluar dhe të përjashtuar përveç ish-liderit historik po qarkullon me shpejtësi ne grup.

19:46
Tragjedia e Roskovecit/ I ati i Merushes akuzon burrin e ri: Fëmijët do t’i rris unë

30- vjeçarja Merushe Hazizi, kishte vetëm 10 ditë që jetonte në Vidhisht, në një banesë të re e cila kishte të njëjtin oborr me banesën ku jetonte vjehrri i saj Xhevahiri.

19:40
Edhe Koka fillon të flasë, ish ministri refuzon akuzat! Ofron 200 mijë euro për hetim në liri

Duke u larguar me automjet drejt Durrësit, jo drejt shtëpisë, por drejt paraburgimit më të afërt, për  ish ministrin Lefter Koka u mbyll përballja e parë mes provave dhe alibisë së tij.

19:27
Mevlani nuk i kushton vëmendje Fillortës, Alesja i del në mbrotje

Takimi i Filloretes dhe Mevlanit nisi me shumë diskutime dhe me synimin për tu njohur më shumë.

19:08
Traditat e Pashkëve

Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

19:03
OKB: Mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina deri tani

Mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që prej pushtimit të Rusisë në fund të shkurtit,  sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB-ja.

18:55
Ish-këshilltari ekonomik i Putinit: Një embargo e plotë e naftës do ta ndalonte luftën brenda një muaji

Andrei Illarionov, një ish-këshilltar kryesor ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin, shpjegoi në CNN përse ai mendon se një embargo e plotë e naftës ruse do t’i jepte fund luftës shpejt.

18:46
Fotot/ Shenja të vogla normaliteti në Kiev

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi është përfshirë nga qetësia sot, ndërsa qytetarët duket se po i rikthehen normalitetit.

18:45
Pakistani dënon sulmin e Izraelit ndaj xhamisë së Al-Aqsa, nxit botën të mbrojë Palestinën (fotot)

Pakistani ka dënuar ashpër sot atë që quante “sulmin ndaj besimtarëve të pafajshëm në xhaminë Al-Aqsa Mosque nga forcat pushtuese izraelite.”

18:43
Rruga drejt Tiranës/ Roma kualifikohet me “poker”, festojnë edhe Marseille e Feyenoord

Roma, Feyenoord dhe Marseille i bashkohen Leicester City në gjysmëfinalet e Conference League. Pas “Dhelprave” që eliminuan PSV, erdhën edhe kualifikimet e tre skuadrave të tjera.

18:25
Miley Cyrus fotografohet duke u puthur me të dashurin disa vite më të vogël (Foto)

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj të ri muzikantin Maxx Morando.

18:21
Detarët e humbur shpëtohen nga ishulli i pabanuar prej ‘mesazhit në shishe’ (fotot)

Megjithse tingëllon si një skenar filmi, gjashtë detarë të bllokuar në një ishull të largët pa ushqim për gati dy javë, janë shpëtuar nga marina braziliane pas dërgimit të një lutjeje me mesazh në shishe.

18:21
Veliaj pret Presidenten e BERZH-it: Në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, me të cilën diskutoi mbi nismat për qytetet e gjelbërta dhe investimin e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë të pijshëm.

18:15
Zelensky: Bota duhet të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga rusët në Ukrainë.

18:15
Armët amerikane në Ukrainë brenda 24 orëve të ardhshme, Rusia proteston

Në 24 orët e ardhshme pritet të mbërrijë në Ukrainë, ndihma amerikanë në armë prej 800 milionë dollarësh.

18:07
Mbi 2800 ukrainas të evakuuar sot nga zonat e konfliktit

2864 ukrainas janë evakuuar sot nga zonat e konfliktit në Ukrainë.

17:54
Deri kur mund të zgjasë lufta në Ukrainë, çfarë thotë Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se lufta ruse në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022.

17:53
Trondit Prof. Kabo: Në Shqipëri është korruptuar lufta kundër korrupsionit

Profesor Përparim Kalo thotë se në Shqipëri korrupsioni ka prekur dhe vetë luftën që po bëhet kundër korrupsionit.

17:45
Sarkofagë e statuja të jashtëzakonshme nxirren nga katedralja e djegur e Notre Dame (fotot)

Gërmimet arkeologjike nën katedralen e djegur të Notre Dame në Paris kanë zbuluar një thesar statujash, skulpturash, tuma të jashtëzakonshme dhe kryqe që datojnë prej shekullit të 13-të.

17:31
Pas dy vitesh distancim, Princ Harry dhe Meghan Markle vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar

Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të thyejnë akullin e krijuar dhe vendosën të vizitojnë Mbretëreshën Elizabeth, pas dy vitesh distancë,

17:26
Emrat/ Morën peng një person në Tiranë, në pranga dy autorët, në kërkim bashkëpunëtori

Tre persona morën peng një 31-vjeçar këtë të premte në Kashar për shkak të një borxhi.

17:19
“Rusët kanë zhvarrosur viktimat”, kryebashkiaku i Mariupolit: Po mundohen të pastrojnë krimet e tyre

Këshilli i qytetit  të Mariupolit tha sot se rusët nuk po i lejonin banorët të varrosnin njerëzit e tyre dhe se kanë zhvarrosur disa prej viktimave.

17:10
368 raste aktive me Covid në vend/ 53 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

53 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 1.045 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.

17:09
Emigranti pa leje qëndrimi nuk merr dot paratë e fituara të llotarisë në Belgjikë (fotot)

Një burrë algjerian që fitoi €250,000 nga një biletë me gërvishtje që e bleu për 5 euro në Belgjikë, nuk po arrin të marrë paratë prej statusit të tij të padokumentuar në vend.

17:05
Bashkimin Europian dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri

Bashkimi Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë Kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm.

16:50
Draftplatforma e Alibeajt, Boçi: Platformat individuale sjellin vetëm përçarje

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka kundërshtuar platformën e propozuar nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, duke theksuar se platformat individual;e sjellin vetëm përçarje.