Tragjedia e luftës, Zelensky: Na janë vrarë 3 mijë ushtarë, 900 civilët e pajetë ishin ekzekutuar

16/04/2022 12:22

Presidenti ukrainas, Zelensky pohoi se deri tani kanë humbur jetën në luftë 2500 deri në 3000 ushtarë vendas, duke nxjerrë në pah edhe një herë përmasat e tragjedisë së luftës që po kalon Ukraina.  në një interviatë për CNN, ai tha se rreth 10.000 ushtarë janë të plagosur nga pala ukrainase dhe se nuk dihet, se sa nga ata do të mbijetojnë.

Zelensky i përmendoi këto shifra për të theksuar se nga pala ruse ishin vrarë ndërkohë 20.000 ushtarë rusë. Vlerësimet perëndimore bëjnë fjalë për disa mijë ushtarë të vrarë rusë, kurse Moska ka bërë fjalë vetëm për 1350 ushtarë të vrarë në radhët e veta.

Presidenti ukrainas duke përmendur të afërmit e viktimave u shpreh, se si baba është shumë e dhimbshme, kur prindërit humbasin një fëmijë.

“Kjo të dhemb shumë. Kjo është një tragjedi. Por unë nuk duhet ta shohë këtë si baba, sepse pas kësaj ti kërkon vetëm hakmarrje dhe vrasje. Duhet ta vështroj këtë si presidenti i një vendi, ku kanë humbur jetën shumë vetë dhe shumë të afërm kanë humbur të dashurit e tyre, por që ka miliona tët tjerë që duan të jetojnë. Ne duam të luftojmë, por të gjithë duam të japim më të mirën, që kjo luftë të mos zgjasë pa fund.”- tha Zelensky

Sipas të dhënave të policisë ukrainase në rrethinat e Kievit pas tërheqjes së trupave ruse janë zbuluar më shumë se 900 kufoma civilësh. Shumica prej tyre janë qëlluar. Kjo është një shenjë, se njerëzit thjesht “janë ekzekutuar”, thuhet nga policia ukrainase.

Viktimat janë lënë në rrugë ose janë varrosur provizorisht, citon agjencia e lajmeve, AP kreun e policisë së Kievit, Andrey Nebitov. 95% e viktimave kanë ndërruar jetë nga plagët e goditjes me armë. Sipas Nebitov përditë gjenden kufoma nën rrënoja dhe në varreza masive. Shumica e viktimave janë gjetur në Buca, ku u zbuluan kufomat e 350 civilëve.

Top Channel