17:46
SPAK hap tjetër dosje për Ilir Metën dhe kunatin e tij Drini Kryemadhi për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre (procedimi nr. 137)
Teksa vijojnë hetimet për çështjen e lobimit në SHBA me para të padeklaruara, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, vëllanë e saj Drini Kryemadhin dhe vjehrrin e këtij të fundit Nuri Peti. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre.