Donald Trump largohet nga Trump Tower, “sfidon” drejtësinë ndërsa përshëndet me grusht rrugës për në SUV

04/04/2023 19:25

Ish-presidenti Donald Trump është larguar nga apartamenti i tij drejt gjykatës në Manhatan, ku do të njihet zyrtarisht me aktakuzën.

I rrethuar nga agjentë të shërbimit sekret dhe ekipi i tij ligjor, Donald Trump hyri në SUV-inë që e priste. Ish-presidenti përshëndeti me grusht teksa po dilte nga Trump Tower për të shkuar në gjykatë në momentet e fundit. Ai nuk tregoi asnjë shenjë nervozizmi, ndërsa hipi në makinën e tij për t’u nisur në qendër të qytetit.

Trump dhe shoqëruesit e tij po bëjnë rrugën nga rrokaqiejt në Avenue 5 në fundin e poshtëm të ishullit ku do të gjykohet.

Udhëtimi është pak më pak se katër milje, sakaq intinerarin mund ta shihni edhe në pamjet e mëposhtme.

Vlen të theksohet se kthimi i Trumpit në Manhatan, hap një kapitull të paprecedentë në historinë amerikane. Ai është ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale ndërsa ndodhet në mesin e një fushate të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti ka përdorur këtë situatë për të mbledhur fonde, duke grumbulluar 7 milionë dollar që nga 18 marsi, ndërsa një sondazh i ri tregon një rritje të mbështetjes për të dhe një distancim të qartë nga rivali i mundshëm për nomimin republikan në Shtëpinë e Bardhë, Ron de Santis.

Top Channel