Sonte në mbrëmje në skenën e Teatrit të Operas në një premierë absolute vjen “ Carmina Burana” nga kompozitori Carl Orff.

Një bashkëpunimin i frytshëm mes trupës artistike te TKOB-së dhe Filharmonisë së Kosovës, me Orkestrën Simfonike e Korin e TKOB-së, si dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci” dhe Kori i Zërave të Bardhë TKOB.

Me dirigjent orkestre, Jacopo Sipari di Pescasserolo. Soprano në vepër Ripalta Bufo, tenor Matias Xheli dhe bariton Armando Likaj. Drejtuese e Korit të Zërave të Bardhë Sonila Baboçi dhe pianist në këtë vepër Thanas Paskali.

Ndërmjet viteve 1935 dhe 1936, kompozitori gjerman Carl Orff muzikën që kompozoi,  e quajti Carmina Burana, në përmbledhje të 24 poemave “Carmina Burana”, të përfshira në një dorëshkrim të rëndësishëm të shekullit të trembëdhjetë.

Kjo vepër zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të, gjatë së cilës shpaloset një himn ngazëllyes për dashurinë e sinqertë.  “Carmina Burana” konsiderohet një ndër veprat e para klasike në historinë e muzikës.

Top Channel