80-vjetori i Eno Koços/ Koncert me dirigjimin e tij edhe në Tiranë

05/04/2023 12:24

Për nder të 80 vjetorit të lindjes së dirigjentit dhe muzikologut Eno Koco, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt një koncert i formacionit Academia Albanica nën dirigjimin e vetë maestros.

Ansambli në fjalë është pjesëmarrës i katër edicioneve të ciklit të koncerteve “100 vjet muzikë kulte në Korçë”,  apo koncert me vepra të kompozitorëve kryesisht korçarë.

Ai shprehu se përmbushja e tij më e madhe janë studimet e tij.

Veprimtaria e tij dirigjuese jashtë vendit daton që në vitin 1979, me turneun më se të suksesshëm në Kosovë, si dirigjent i orkestrës së RTSH, për të vazhduar udhëtimin, në ish-Jugosllavi e në Turqi. Edhe në kohën e Shqipërisë së mbyllur Eno dirigjoi Orkestrën Simfonike të Kajros, dhe u atashua pranë Orkestrës së RAI-t dhe Operas Rèxhio(Regio) të Torinos

Nga kontributi i tij në fushën e studimeve të botuara vecohet monografia Kënga lirike qytetare shqiptare në vitet 1930. Krahas botimeve me burime, tri monografi të tjera në fushën e studimeve muzikologjike të botuara nga shtëpia botuese e librit studimor në Kembrixh, pasurojnë kontributet e Eno Koços si dijetar.  Librat dhe studimet e tij janë botuar në Shqipëri, Itali, Britani, SHBA, Gjeorgji dhe në Maqedoninë e Veriut.

 

Top Channel