16:19
Seancë në gjykatë për dokumentat e klasifikuara që mbaheshin në Mar-a-Lago
Një gjykatëse federale ka vendosur për mbajtjen e një seance dëgjimore këtë javë për mundësinë e caktimit të një eksperti të pavarur për të shqyrtuar dokumentat, disa prej të cilave të klasifikuara, të marra nga rezidenca e ish-Presidentit Donald Trump, i cili pretendon se mbrohet nga imuniteti i ekzekutivit, diçka që zakonisht nuk vlen për ish-presidentët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Departamenti i Drejtësisë i është përmbajtur praktikës së mëparshme, duke mos komentuar për hetime në vazhdim.