Moti i keq në Kosovë/ Lisi rrëzohet në rrugë, bllokon qarkullimin në kryeqytet
04/04/2023 11:49
Një lis ka rënë sot në orët e hershme të mëngjesit në një rrugë të parkut të Prishtinës duke bllokuar qarkullimin e qytetarëve dhe të makinave.
Fatmirësisht, nga kjo fatkeqësi natyrore nuk është lënduar askush.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet komunale të hortikulturës dhe Policia e Kosovës.
Si rrjedhojë, njëra pjesë e rrugës “Hamëz Jashari” në kryeqytet po qëndron e mbyllur deri në rregullimin e dëmit.
Top Channel