Finlanda bashkohet zyrtarisht, forcohet kufiri i NATO-s me Rusinë/ Stoltenberg: Dështim i Putinit!

04/04/2023 18:04

Finlanda është zyrtarisht anëtarja i 31-të e aleancës së sigurisë së NATO-s, duke dyfishuar gjatësinë e kufijve të shteteve anëtare me Rusinë.

Ministri i Jashtëm finlandez ia dorëzoi dokumentin e anëtarësimit sekretarit amerikan të shtetit, i cili e shpalli Finlandën anëtare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zgjerimi i aleancës tregon se Presidenti rus po përballet me dështim të synimeve të tij në sulmin ndaj Kievit.

Nën rrezet e diellit para selisë së re të NATO-s, flamuri bardheblu i Finlandës iu bashkua një rrethi prej 30 flamujsh të tjerë.

Pranimi i Finlandës është një pengesë për Vladimir Putinin e Rusisë. Putin ika shprehur vazhdimisht shqetësimin për zgjerimin e NATO-s, përpara pushtimit të tij të plotë të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se Rusia do të “shikojë nga afër” atë që ndodh në Finlandë, duke e përshkruar zgjerimin e NATO-s si “shkelje të sigurisë dhe interesave kombëtare të Rusisë”.

Përtej gardhit rrethues, një grup i vogël protestuesish duke valëvitur flamujt ukrainas brohoritën: “Ukraina në NATO”, një kujtesë se pse Finlanda e paangazhuar kishte kërkuar të bashkohej së bashku me Suedinë në maj 2022.

Finlanda ndan një kufi lindor prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë dhe pas fillimit të luftës në Ukrainë, Helsinki zgjodhi mbrojtjen e Nenit Pesë të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve. Në fakt, kjo do të thotë se nëse Finlanda do të pushtohej ose sulmohej, të gjithë anëtarët e NATO-s – përfshirë SHBA-në – do t’i vinin në ndihmë.

“Është një ditë e madhe për Finlandën”, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto, duke shpallur një epokë të re për vendin e tij. “Finlanda do të ishte një aleat i besueshëm dhe anëtarësimi i saj nuk do të ishte kërcënim për askënd, tha ai. 

Top Channel