“Nuk do ju tradhtoj kurrë”/ Rama në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë: Mbase nuk keni dëgjuar akoma që ha fëmijë
Kryeministri Edi Rama tha se nuk është vetëm Shqipëria që po përballet me largime të qytetarëve, duke dhënë shembullin e Veronas.
Sipas Ramës ky është një trend që nuk mund të përmbyset, ndërsa po punohet hap pas hapi që të frenohet.
Salinas: Jemi njohur me këtë nismë, çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, po kështu kur shohim, kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë është çështja e pasjes së mundësive për të zhvilluar aspiratat. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas për mënyrën se si mund të trajtojmë çështjen për të mundësuar sektorin privat në vend, ka më shumë potencial për investimet për të, ka një nivel shumë të lartë prodhimi, së bashku na duhet të ecim drejt një niveli më të lartë veprimtarie, shumë gjëra duhet të vendosen në vendin e duhur, kemi nisur bashkëpunimin me Ministrinë e Financës. Sa u takon pagave, ka një paketë masash që është e rëndësishme.
Rama: Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, madje do rrisim pagat për të ulur edhe borxhin, siç kemi ecur konform gjithë planit, rritja e pagave është sot një domosdoshmëri e mundshme, ka qenë edhe më parë por nuk ka qenë e mundur, kemi arritur rezultate domethënëse, ato shifra që ju dhash janë arsyeja pse rriten pagat, nuk është borxhi, ato shifra që patë nga të ardhurat e turizmit dhe nga të ardhurat e eksporteve dhe nga të ardhurat e punës janë arsyeja pse rriten pagat sot, një rritje shumë e lartë në raport me të gjitha rritjet në të shkuarën, sa i përket kësaj këngës së ikjeve, ishim në Verona për panairin e verës, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, 158 miliardë dhe ka 5 milionë banorë, 600 mijë ndërmarrje dhe kemi pasur një darkë pune me guvernatorin dhe e e dini cili është shqetësimi më i madh, largimi i mjekëve, largimi i specialistëve të nivelit më të lartë. Po pse ikin? Se ka korrupsion, se ka krim, se nuk ka shërbime? Ikin sepse kjo është koha që jetojmë. Njerëzit shkojnë sepse kjo kohë që jetojmë e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vende me të ardhura më të larta, nuk ka asnjë çelës magjik, asnjë forcë që të përmbysë këto trende, duhet vetëm hap pas hapi, kjo rritje do të ndihmojë shumë, por nuk do ta frenojë globalizmin apo trendet që janë historike të kohës, thjesht dhe flitet gjithmonë për të ikurit, thuhen shifra që e bëjnë 7 herë 7 42 të jetë algjebër jo lajthitje aritmetike. Patjetër ka më shumë ikje se sa kthime por ka kthime që rriten paralelisht, nuk kemi pse habitemi por të ulim kokën dhe të punojmë.
Top Channel