Publikimin nga Top Channel të një sërë dokumentesh që faktojnë pagesa nga biznesmenë rus në llogari të padeklaruara me përfituese ish kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama i komentoi me shqetësimin, si të lidhur me cenimin e sigurisë kombëtare.

Rama: E vërteta e hidhur është që këto rubla paskan qenë shejtan i madh. Na kanë marrë shokë, na kanë marr shoqe në qafë. Kjo drejtësia e re do t’i japë përgjigje kësaj se kjo është një çështje e një urgjence të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-s dhe kjo përzierje me konto, e me “offshore”, e me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive që këtu duan të sjellin lirinë, është problem shumë i madh të cilin drejtësia e re duhet ta adresojë më urgjencë.

Edi Rama e shikon aferën Kryemadhi me para ruse,  si një test për SPAK.

 Rama: Unë e kuptoj që janë me rendësi dhe arkat me peshq që mund të merren për të gatuar pa paguar peshkun në fundjavë dhe edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar ata që i marrin, por kjo nuk është më punë peshqish, është punë peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe që kanë hyrë në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë.

Me këtë theksoi kryeministri, duhet të merret drejtësia, se s’është çështja, ne mund të themi çfarë të duam, por drejtësia do të merret me këtë punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA