Izraeli vazhdon sulmet në Libanin jugor, armëpushimi i pjesshëm me Hezbollahun në ngërç
“Lufta” me drejtësinë ka rritur shanset e Donald Trump për të marrë më tepër popullaritet dhe dalë fitues në zgjedhjet mes republikanëve, duke dalë kandidati i vetëm përballë demokratëve për zgjedhjet Presidenciale të 2024-ës.
Mick Mulvaney, i cili ka ushtruar detyrën e shefit të stafit gjatë kohës që Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, mendon se ish-presidenti “do të rrëmbej gjithë frymën mes republikanëve” duke qenë se me zhvillimet e fundit gjithë vëmendja është përqendruar nga ai.
Sipas Mulavaney, “edhe njerëzve që konkurrojnë kundër tij nuk u bëhen pyetje të tjera përveç atyre rreth tij. Dhe në fakt, shumë nga ata njerëz duhet ta mbrojnë atë. Shumë kritikë të tij, si unë, po e mbrojnë atë në këtë veprim të veçantë, sepse ne e vlerësojmë sulmin ndaj tij të motivuar politikisht.
Pra, shanset që Donald Trump të jetë kandidati republikan tani janë afër 90 ose 95%.”
Megjithatë, zoti Mulvaney tha se ndikimi në zgjedhjet më të gjera “mbetet për t’u parë”.
Top Channel