Një vajzë e vogël sulmohet nga qeni dingo në Australi, plagë në kokë dhe në gishta

04/04/2023 09:51

Një vajzë e vogël është dërguar me avion në spital pasi u sulmua nga një qen dingo në ishullin K’gari-Fraser të Australisë.

Vajza e cila është në shkollë fillore ishte duke notuar kur një qeni u përpoq ta kapte dhe e mbajti nën ujë për disa sekonda, thanë shpëtimtarët.

Pjesëtarët e familjes aty pranë e shpëtuan nga qeni, por ajo mori kafshime në kokë dhe gishta.

Stafi i ndihmës së shpejtë i dhanë mjekimin e parë vajzës në vendngjarje përpara se ajo të dërgohej me helikopter në spital në gjendje të qëndrueshme.

Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra në Queensland (QPËS) tha se besonte se vajza po notonte në një lagunë të cekët kur qeni dingo iu afrua nga pas dhe e kapi nga koka.

Ishulli K’gari-Fraser në Queensland, një destinacion popullor turistik me status të Trashëgimisë Botërore, është gjithashtu shtëpia e rreth 200 dingo të egër.

Ka rregulla strikte kundër ushqyerjes së tyre, me gjoba të rënda për shkelësit.

Vitin e kaluar, një djalë pesë vjeçar u transportua me helikopter në spital me kafshime në kokë, krah dhe të pasme pas një sulmi tjetër në plazh.

Top Channel