“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit.
Shpërthimi ka ndodhur në një automjet në lëvizje, në pronësi të Aldi Mustafës.
Mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës, 37 vjeç person me precedent penal, i arrestuar disa herë më parë.
Aldi Mustafa ka fajësuar median që e ka vënë në qendër të vëmendjes me akuza sipas tij të pabaza. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur për TCH se Mustafa është shprehur se kur është arrestuar me armë në automjet në gusht të vitit 2021, së bashku me dy persona të tjerë, disa gazetarë e kanë cilësuar si vrasës me pagesë.
Në dëshminë e tij ai ka mohuar të ketë konflikte të hapura me ndokënd, ndërkohë që ka thënë se media është treguar e padrejtë, duke ngritur ndaj tij akuza dhe veshur atribute të cilat nuk i ka. Kjo sipas tij, mund ta ketë vënë në qendër të sulmeve.
Ai ka shkuar përtej kësaj në dëshminë e tij, duke thënë se as nuk ka lidhje me Rrumin e Shijakut apo anëtarë të bandës së Durrësit. Personat e shoqëruar në polici janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe dëshmitarit në vendin e ngjarjes.
Top Channel