Izraeli vazhdon sulmet në Libanin jugor, armëpushimi i pjesshëm me Hezbollahun në ngërç Kina i hodhi poshtë raportimet e mediave amerikane, sipas të cilave, balona kineze që fluturoi javë më parë mbi territorin e Shteteve të Bashkuara kishte arritur të grumbullonte të dhëna mbi bazat ushtarake dhe t’i dërgonte ato në kohë reale.
Rrjeti i njohur NBC News citoi për këto pohime disa zyrtarë të lartë amerikanë. Por Kina i hodhi poshtë të tilla pretendime.
“Hyrja e mjetit civil kinez pa pilot në hapësirën ajrore të SHBA-së ka qenë një ngjarje krejtësisht e paqëllimshme, e papritur dhe e izoluar, e cila u shkaktua nga forca madhore siç janë ato të natyrës. Kina e kundërshton me vendosmëri shtrembërimin dhe manipulimin politik të këtij incidenti. Pala kineze e ka shpjeguar në mënyrë të përsëritur se kjo balonë përdoret vetëm për qëllime meterologjike dhe arsye që lidhen me kërkimin shkencor”, tha Mao Ning, zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze.
NBC news pretendon se balona ka pasur qasje në sinjalet elektronike, por nuk ka bërë fotografi.
Vetë Shtëpia e Bardhë nuk bëri komente në lidhje me të tilla raporte, por një zëdhënës i saj u shpreh se autoritetet amerikane arritën t’i kufizojnë kapacitetet e balonës për mbledhjen e informacioneve sensitive.
Balona – rreth 60 metra e gjatë – u rrëzua në 4 shkurt nga një avion luftarak amerikan në ujërat e Karolinës së Jugut. Zyrtarë amerikanë e pohuan vetë atëherë se ajo kishte mbledhur të dhëna për motin, dhe se me rrëzimin e saj, SHBA-ja e kishte ekzagjeruar situatën. Ngjarja i ashpërsoi tensionet politike mes dy vendeve duke e shtyrë shefin e diplomacisë amerikane, Antony Blinken, që të anulonte një udhëtim në Pekin.
Top Channel