Izraeli vazhdon sulmet në Libanin jugor, armëpushimi i pjesshëm me Hezbollahun në ngërç Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur – disa prej të cilëve rëndë – pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në perëndim të Holandës.
Shërbimet e emergjencës thonë se përplasja ndodhi në orët e para të ditës. Treni, në të cilin po udhëtonin rreth 50 persona goditi një vinç fshatit Voorschoten. Nga përplasja raportohet të jetë dëmtuar edhe një tren mallrash aty pranë. Disa persona u morën trajtimin e parë mjekësor në vendngjarje, ndërsa 19 vetë u dërguan në spital.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë vagonët e përmbysur e shtëllunga tymi që ngriheshin në ajër.
Disa hetime janë hapur paralelisht për këtë incident, duke përfshirë ProRail – organi qeveritar përgjegjës për rrjetet hekurudhore të vendit.
Stacioni qendror i Leiden, i cili gjendet mes Hagës dhe Amsterdamit, u mbyll për shkak të këtij incidenti. Asnjë tren nuk do të qarkullojë aty deri në orën 16.00, me orën locale.
“Kjo ishte një aksident tragjik, na vjen shumë keq që pati një humbje jete. Mendimet e mia shkojnë për të lënduarit dhë familjarët e të gjithë të prekurce”, tha kryetarja e bashkisë së Voorschoten, Nadine Stemerdink.
Një incident i tillë konsiderohet jashtëzakonisht i rrallë në Holandë, ku sistemet hekurudhore janë përgjithësisht tejet të sigurta.
Top Channel