Shtyu arbitrin në FA Cup, Mitrovic pezullohet me 8 ndeshje

04/04/2023 19:01

Çmenduria ndaj Manchester United i kushtoi shtrenjtë Aleksandar Mitrovic.

Sulmuesi serb i Fulham City u dënua me tetë ndeshje për shtyrjen e gjyqtarit Chris Kavanagh gjatë sfidës  çerekfinale të FA Cup kundër Manchester United.

Fulham ishte në avantazhin 1-0 para fitimit të penalltisë nga “Djajtë e Kuq”, e cila rezultoi me përjashtimin e Willian dhe trajnerit Marco Silva, pasuar më tej nga reagimi i Mitrovic.

Tre përjashtime në 40 sekonda, që bënë më pas në kthimin e rezultatit në 3-1 për Manchester United.

Top Channel