Jo nga selia e PD, por nga një zyrë e ngushtë e grupit parlamentar në kryesinë e kuvendit, kryetari i komanduar i PD njëherazi kryetar i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj shpalosi Platformën e Bashkimit të Demokratëve.

Në kushtet kur Sali Berisha ka marrë vetëm çelat e zyrave të PD, platforma Alibeaj synon nisjen e bashkimit nga baza e partisë.

‘Aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete, dhe mbi të gjitha duhet të tregojnë që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj. Në cdo proces, në çdo strukturë, është e domosdoshme që të vlerësohet dhe ruhet kontributi dhe meritokracia e kujtdo në PD.’

Por pika kulminante e deklaratës së Alibeajt ishte leximi i listës së 31 deputetëve që kanë firmosur atë, si dhe zyrtarizimin e listës së shumicës së grupit, kundër Sali Berishës.

“Është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar.”

.Firmat e 31 deputetëve pro kësaj platforme tregojnë zyrtarisht për herë se kush nga dy kampet Berisha-Basha kontrollojmë grupin parlamentar. PD në parlamentin e Shqipërisë ka 52 deputetë. Nga të cilët shumica prej 31 rreshtohen me pasardhësin e Bashës Enkelejd Alibeajn.

Vetëm 15 deputetë vijojnë ti qëndrojnë besnik Rithemelit të PD inicuar nga Sali Berisha. Ndërsa grupimi i tretë prej 5 deputetësh qëndrojnë në zonë neutral as me Alibeajn dhe as me Berishën.

Në të tilla kushte e vetmja fitore e rithemelimit të PD është marrja dhe mobilimi i ri i zyrave në ndërtesën e ish Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Alibeaj tregoi se përves 6 pikave të kësaj platforme ka pasur edhe propozime shtesë.

“Kolegët Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, etj., kishin propozim shtesë që në qëndrim të specifikohej se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të kandidojnë për pozicionin e kryetarit të Partisë. Kishte edhe disa kolegë që kërkonin që të specifikohej që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar, apo dy kolegë të tjerë që kërkonin të specifikohej që Sali Berisha duhet të kthehej në Grupin Parlamentar.”

Tashmë deputetët që kundërshtojnë rikthimin e Sali Berishës në krye të PD gëzojnë edhe një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve.

A keni informacione se një grup deputetësh nga grupi juaj parlamentar kanë marrë ftesë për të vizituar Uashinton?
Për të gjitha kam informacion, ashtu si dhe ju.
Pra kanë marrë ftesë?
(Alibeaj e pohon duke lëvizur kokën)

Platforma më shumë se ofertë bashkimi, është deklarate e ndarjes se forcave brenda PD. Shumica e grupit rreshtohet pas Alibeajt. Mund te quhet pjesërisht edhe fitorja e pare e Bashes ndaj Berishës, pas dorëheqjes se tij. Dhe që rihap betejën brenda PD, ne pritje tani edhe te vendimeve te Gjykatës së Apelit.

31 deputetët që mbështetën “Platformën Alibeaj”
1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
21. KRESHNIK ÇOLLAKU
22. LEFTER GËSHTENJA
23. LINDITA METALIAJ
24. LULZIM BASHA
25. MERITA BAKIU
26. ORJOLA PAMPURI
27. RAMADAN LIKAJ
28. SAIMIR KORRESHI
29. SELADIN JAKUPLLARI
30. ZEF HILA
31. ZHENI GJERGJI

15 deputetë që mbështesin Rithemelimin e Berishës

1. AGRON SHEHAJ
2. BELIND KËLLIÇI
3. BUJAR LESKAJ
4. EDI PALOKA
5. ELDA HOTI
6. ISUF ÇELAJ
7. LUÇIANO BOÇI
8. OERD BYLYKBASHI
9. SORINA KOTI
10. TRITAN SHEHU
11. FLAMUR NOKA
12. LUAN BACI
13. ALBANA VOKSHI
14. EDMOND SPAHO
15. SALI BERISHA

5 deputetë që nuk mbështetën Platformën dhe as Berishën:
1. ERVIN SALIANJI
2. GRIDA DUMA
3. INA ZHUPA
4. KASËM MAHMUTAJ
5. TOMOR ALIZOTI

Top Channel