Platforma e prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve, duket se rihapi edhe një herë betejën në PD.

Ndonëse në pritje të vendimit të gjykatës, që riktheu Berishën në seli, platforma e bashkimit sot, duket se nxori edhe më në pah përcarjen mesa demokratëve, tashmë në 3 grupime.

Ndërsa prezantoi platformën, Alibeaj lexoi edhe emrat e deputetëve mbështetës të saj, ku duket se shumica është ‘reshtuar’ past tij. Alibeaj tha se platforma ka tashmë mbështetjen e 32 deputetëve, ndërsa theksoi se mbetet i hapur për këto që kërkon të ‘të përqafojë’ këto parime.

Deputetët mbështetës të platformës ‘Alibeaj’: Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Andia Ulliri, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Emilia Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano Tase, Fation Veizaj, Ferdinand Xhaferraj, Flamur Hoxha, Flutura Acka, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Krehsnik Collaku, Lefter Geshtenja, Lindita Metaliaj, Lulzim Basha, Merita Bakiu, Oriola Pampuri, Ramadan Lika, Sajmir Korreshi, Seladin Jakupllari, Zef Hila, Zheni Gjergji, Xhelal Mziu.

Grupi i dytë, mbështetës i Rithemelimit, numëron tashmë 15 deputetë të dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit, mes tyre: Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Bujar Leskaj, Edi Paloka, Elda Hoti, Isuf Çelaj, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Tritan Shehu, Flamur Noka, Luan Baci, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Sali Berisha.

Sakaq janë edhe një grup i vogël deputetësh, të dalë po nga listat e PD më 25 prill, të cilët kanë akuzuar fort grupin e Rithemelimit, por njëkohësisht nuk kanë mbështetur as platformën e prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj, mes tyre: Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti e Xhelal Mziu.

Në zgjedhjet e 25 prillit, PD fitoi 59 mandate, 7 prej të cilëve fitues nga radhët e aleatëve.

Top Channel