Duke u larguar me automjet drejt Durrësit, jo drejt shtëpisë, por drejt paraburgimit më të afërt, për  ish ministrin Lefter Koka u mbyll përballja e parë mes provave dhe alibisë së tij.

Avokati nuk i mungoi asnjë moment, madje as kur e sollën ish zyrtarin e lartë të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Duke u pyetur nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Lefter Koka mbajti qëndrim mohues. Me këmbënguljen se kishte zbatuar ligjin dhe detyrën, ai u përgjigj gjetjeve të SPAK duke kujtuar se toka për inceneratorin nuk ishte shpronësuar si truall por si tokë are , gjithashtu ka shtuar sipas burimeve se nuk u publikua njoftimi në një vizitë ndërkombëtare për tenderin, pasi ishte ndjekur parimi i publikimit të këtij njoftimi në Website .

Nuk kam asnjë lidhje me kompaninë e vëllait tim të ndjerë ka shtuar më tej ish ministri duke mohuar gjetjet e SPAK se përmes disa shoqërive ishin transferuar paratë e inceneratorit. Madje ish ministri nën akuze për inceneratorin e Fierit duke kujtuar se nuk ishte i rrezikshëm dhe se ishte i gatshëm të përgjigjej për çdo pyetje, mësohet se i tha BKH se në këtë mënyrë po i bllokohet e drejta për të mbledhur prova.

Megjithatëish zyrtarin nuk e ndihmoi as garancia prej 200 mijë euro që ua ofroi gjykatave që ta lironi.

Edhe për pyetjen nëse kishte dijeni mbi  falsifikimin e një nënshkrimi gjatë procedurës për inceneratorin , Lefter Koka tha se një ministër nuk mund të dijë çdo gjë.

Ashtu si ish deputetin socialist , apo ish eprorin e  tij , edhe të dyshuarit e tjerë do të merren në pyetje nga një hetues i BKH, i njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Për TCH , Anila Hoxha.

Top Channel