E rrallë në Itali! Zëvendëson Rey Manajn, përfundon në stol pas 10 minutave!

15/04/2022 22:22

Një episod i rrallë ka ndodhur në përballjen Spezia-Inter, që u fitua 1-3 nga kampionët në fuqi të Italisë.

Gjithsesi, ndeshja e sulmuesit nga Angola zgjati vetëm 10 minuta. Shkaku? Lojtari i Spezias kishte harruar të hiqte një vëth nga veshi i majtë.

Një gjë e tillë nuk lejohet, dhe me ta vënë re, gjyqtari Maresca dha urdhër që lojtari afrikan të largohej nga fusha.

As stafi teknik i Spezias nuk e ndihmoi dot për ta hequr dhe Thiago Motta humbi durimin duke e rikthyer Nzola sërish në stol 10 minuta pasi ishte futur në fushë./Super Sport

Top Channel