Njeriu më i pasur i Ukrainës zotohet të rindërtojë Mariupolin e shkatërruar nga lufta

16/04/2022 14:04

Rinat Akhmetov, pa perandorinë e tij të biznesit të shkatërrohet nga luftimet në Ukrainën lindore.

Megjithatë, ai mbetet i bindur se “ushtarët e guximshëm” të Ukrainës do të mbrojnë qytetin, i cili është kthyer në një shkretëtirë pas shtatë javësh bombardime nga trupat ruse.

Kompania e tij Metinvest, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, ka njoftuar që atëherë se nuk mund të dorëzojë kontratat e furnizimit. Ai zotëron gjithashtu kompaninë private financiare dhe industriale SCM Group, si edhe prodhuesin privat të energjisë në vend.

“Mariupol është një tragjedi globale dhe një shembull global i heroizmit. Për mua, Mariupol ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një qytet ukrainas”, tha Akhmetov për Reuters.

“Unë besoj se ushtarët tanë trima do të mbrojnë qytetin, megjithëse e kuptoj se sa e vështirë është për ta.”

Sipas revistës Forbes, pasuria neto e Akhmetov në vitin 2013 arriti në 15.4 miliardë dollarë. Aktualisht ajo kap shifrën e 3.9 miliardë dollarë.

“Për ne, lufta shpërtheu në vitin 2014. Ne humbëm të gjitha pasuritë tona si në Krime ashtu edhe në territorin e pushtuar përkohësisht të Donbasit. Ne humbëm bizneset tona, por kjo na bëri dhe më të fortë.” tha ai.

Top Channel