Takimi i Filloretes dhe Mevlanit nisi me shumë diskutime dhe me synimin për tu njohur më shumë.

Pas transmetimit të pjesës së parë të takimit në studion e Për’puthen pati shumë diskutime në lidhje me sjelljen indiferente të Mevlanit.

Në këtë situatë ishte Alesja ajo e cila i doli në mbrojtje Filloretës  duke iu kundërvënë  Mevlanit.

Ajo tha se Filloreta po i kushton një rëndësi shumë të madhe Mevlanit ndërsa e kundërta po ndodh me të.

Mevlani nuk i kurseu përgjigjet duke treguar se janë thjesht në një periudhë njohjeje ndërsa nuk mund të shtiret si i dashuruar kur nuk është .

Filloreta erdhi nga Zvicra në program vetëm për Mevlanin, në një moment që ai kishte një pëlqim për Efin.

Top Channel