Prefekti i Romës, Matteo Piantedosi, ka urdhëruar ndalimin e shitjes së biletave për tifozët holandezë me rastin e ndeshjes së parë në grupe në Europa League Lazio-Feyenoord, e parashikuar për t’u zhvilluar pas një jave në “Olimpico”.
Mikhail Gorbaçovi mund të ishte mbajtur mend për çeljen pa dashje të rrugës drejt pavarësisë së Ukrainës, por mbështetja e tij për aneksimin e Krimesë dhe heshtja për sulmin e Rusisë kanë njollosur reputacionin e tij në Ukrainë.
Nottingham Forest ka bërë një lëvizje të orëve të fundit për Michy Batshuayi të Chelsea-t.
Një djalë 11-vjeçar në Georgia, mori pa leje kamionçinën e njerkut të tij dhe pasi e përplasi disa herë, u përfshi në një ndjekje të shpejtësisë së lartë me policinë, njoftonin zyrtarët amerikanë.
Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy.
Autoriteti shëndetësor amerikan FDA ka dhënë autorizim urgjent për vaksinën e koronas të BioNTech-ut dhe Modernas, të përshtatur për variantin Omikron. Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) do të diskutojë të enjten.
Sergino Dest është zyrtarisht futbollit i Milanit në Serinë A. Anësori amerikan është huazuar nga Barcelonë te kampionët në fuqi të Serisë A. Një lëvizje befasuese e “Djallit”, që forcon krahun e djathtë me një alternativë serioze, ndërsa “blaugranat” kursejne pagën e lojtarit.
Shtatori është ajo periudhë e vitit ku gjatë së cilës nisin të “mbijnë” shumë sugjerime rreth ushqimeve të sezonit të vjeshtës.
Bashkimi Evropian e mirëpritur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje/dalje.
Vladimir Putin njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në funeralin Mikhail Gorbachev të shtunën “sepse është i zënë”, duke i dhënë refuzimin e fundit ish-liderit sovjetik pasi i mohoi dhe funeralin e plotë zyrtar.
Rreth 1.000 palestinezë të burgosur në Izrael pritet të nisin grevë urie, si shenjë proteste për kushtet në këto institucione, kanë thënë mediat palestineze.
Manchester United përforcohet me një portier të ri. “Djajtë e kuq” njoftuan në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës afrimin e Martin Dubravkas.
Çengdu është bërë qyteti i fundit kinez që ka hyrë në izolim, pasi Pekini vazhdon të zbatojë politikën kontroverse të “zero rasteve” me koronavirus.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është pasuruar me mbi 1 milionë njësi dokumentare, të përftuara në formën e një dhurimi të radhës prej institucionit homolog, Arkivit të Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll.
Vullnet Skuqi, në vitin 2014 la emigrimin për të punuar tokat e të parëve në fshatin Zambisht të Rrogozhinës.
1 shtatori trajtohet si një ditë feste në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës për të mirëpritur të vegjëlit dhe për t’ia u bërë më të lehtë ndarjen nga prindërit,më së shumti dhe për ata që e kanë ditën e parë.
Analistët e grupit Bernstein Research krahasonin sot rrjetin social të videove TikTok me një varësi të vërtetë nga drogat, duke paralajmëruar për një “epidemi dixhitale” teksa konkurrenca rritet në sektorin teknologjik.
Dita e parë e samitit të Open Ballkan solli në Beograd shumëllojshmëri vere nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe disa vende të tjera, por mungoi vera e Rahovecit, që pëlqehet nga kryeministri Kosovës Albin Kurti.
Gazeta New York Times, ka bërë një shkrim rreth kryeqytetit Italian, i cili së fundmi është “mbuluar” nga tonelata mbeturina.
Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.
Fundjavën e kaluar, mesfushori i Flamengos, ish- futbollist i Juventusit, Bayernit, Barcelonës dhe Interit, Arturo Vidal, shfrytëzoi rrjetet sociale për të raportuar zhdukjen e Pascual, qenit të vajzës së tij. Sipas lojtarit, qeni u zhduk të shtunën, më 27 gusht.
Njerëz të maskuar qëllonin në ajër me armët e tyre sot në kortezhin e funeralit të 26-vjecarit palestinez Yazan Afana, i qëlluar për vdekje gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në kampin Al-Bireh, në periferi të Jerusalem.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është përgjigjur Autoritetit të Dosjeve, pasi instuticioni i quajti i shpifje dhe fyese akuzat e Ilir Metës ndaj tyre.
Ashtu siç ishte njoftuar më herët, edicioni i tetë i BMW Motorrad International GS Trophy do të zhvillohet nëpër rrugët e Shqipërisë.
Një burrë u vetëplagos me thikë në fyt dje pasi u konfrontua me vullnetarë vendas anti-pedofilë Liverpool, në veriperëndim të Anglisë, njoftonin mediat vendase.
Ndërsa bota reflekton për vdekjen e ish-drejtuesit sovjetik Mihail Gorbaçov, korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh na sjell mendimet e gazetarëve dhe kujtimet e tij personale nga aktiviteti i ish-kryeministrit sovjetik, emri i të cilit do të jetë përgjithnjë i lidhur me ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan, njëkohësisht rival dhe partner i tij në orientimin e politikave globale.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku asnjë qytetar nuk ka humbur jetën.
Një e re në SHBA që thotë se ka shpenzuar $49,000 në ndërhyrje plastike gjatë disa viteve, thotë se “nuk do të ndalet kurrë” derisa të arrijë pamjen e dëshiruar.
OKB-ja akuzon Kinën për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, që mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”, në një raport që pritej prej kohësh, i cili shqyrton sulmet ndaj ujgurëve dhe grupeve të tjera etnike, kryesisht myslimane. Pekini e kritikoi të enjten vlerësimin si një trillim të gatuar nga vendet perëndimore.
Një aksident fatal është shënuar në fshatin Goraj të Kuçovës pasditen e sotme, ku një 20 vjeçar me motomjet është përplasur me një mur dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 46-vjeçare.
Çifti gjerman, i cili kishte lëshuar alarmin e SOS pasi kishte humbur rrugën në Karaburun, është gjetur nga forcat Delta.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar pas padisë së ngritur ndaj institucionit nga ish-presidenti Ilir Meta.
Policia greke ka sekuestruar një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës.
Ekzekutivi gjerman përgatitet të miratojë një paketë të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale.
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë dënonte dje guvernatorin republikan të Floridas, Ron DeSantis i cili në komentet e një dite më parë tha me shaka se “xhuxhmaxhuxhi Dr. Anthony Fauci duhet hedhur në lumin Potomak”.
Pavarësisht se Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit hpo se i kishte bërë të gjitha përgatitjet, në 95% e shkollave të Prishtinës, 1 shtatori nuk shënoi si normalisht fillimin e mësimit. Kjo për shkak se arsimtarët e tyre janë në grevë.
Një çift gjerman ka lëshuar sinjalin SOS , pasi kanë humbur në gadishullin e Karaburunit.
Sipas një raporti të The Verge, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, Jeffrey Hovenier dhe Christopher Hill, e kanë mirëpritur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje/dalje.
Ekspertët e shohin si një zhvillim të rëndësishëm deklaratën e Departamentit të Drejtësisë në mbrëmjen e së martës, ku thekohet se kontrolli i FBI-së në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, u krye pasi dyshohej se dokumente sekrete të qeverisë amerikane ishin “fshehur dhe hequr” për të penguar hetimin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton.
Arsenal vazhdon fitoret e njëpasnjëshme në Premier League, me “topçinjtë” që kryesojnë të vetëm me 15 pikë në krye te renditjes.
Mobilje klasike, dysheme me pllaka të bardha dhe objekte të çuditshme të koleksionuara, ishte shtëpia e ëndërrave që një burrë kishte krijuar brenda një kontrineri transporti, në Uells të Britanisë.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), ka hequr kufizimet e energjisë elektrike, pas kthimit në funksion të blloqeve B2 dhe A3.
Fundi i muajit gusht shënoi fluks të jashtëzakonshëm abonentësh në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb.
Një grup i nevrikosur pronarësh të makinave moderne elektrike Tesla në Norvegji ishin mbledhur dje duke nisur atë që quanin grevë urie 24 orëshe, me shpresën e miliarderi Elon Musk do të reagonte për listën e tyre të problemeve.
Mbretëresha Elisabeth II veç mbretërimit të saj të saj të gjatë, njihet edhe për kombinimet e saj të veshjeve në të cilat tërheq gjithmonë vëmendjen.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill I pranishëm gjatë Panairit të Verës të mbajtur në kryeqytetin Serb ka shprehur mbështetje për Open Balkan.
Një aristokrat skocez që akuzohet për përdhunimin e një gruaje gjatë festës së ditëlindjes të nxitur nga drogat në kështjellën ku banon, tha sot në gjyq se besonte se vajza i kishte dhënë pranimin e saj para se të nisnin intimitetin.
Sesioni i ri parlamentar i gjen demokratët të ndarë. Sali Berisha ia doli të merrte partinë, por dështoi të bashkonte organin më të rëndësishëm të saj, grupin parlamentar, zemra e aksionit ligjor dhe institucional të partisë.
Veriu i Kosovës, mëngjesin e një shtatorit ishte i qetë, ndërsa KFOR-in për siguri ishte në terren.
I qetë dhe pa asnjë shenjë pendese ka dalë para togaave të zeza Arsen Muskurti vrasësi i vëllait dhe kunatës së tij, 2 ditë më parë në Tiranë.
Edicioni i 79-të i Festivalit të filmit në Venecia e ngriti siparin me filmin “White Noise” të Adam Driver, që rrëfen dramën e një krize vdekjeprurëse shëndetësore, keqinformimit dhe barnave me recetë.
Prodhuesit e verërave në Ballkan u bënë bashkë për herë të parë gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Verërave të mbajtur në Beograd në kuadër të Open Balkan.
Vllaznia në futboll për femra është njohur me kundërshtarin e grupeve të Champions League.
Bashkimi Evropian tha më 1 shtator se Prishtina duhet t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.
Nëse ka një arsye të vetme pse marrëdhëniet tona kanë filluar të prishen pas datës 30 Gusht, gjatë trinit të Hënës, kjo është sepse ne nuk duam të rritemi.
Një ekip ekspertësh kibernetikë të FBI-së po shkon në Mal të Zi për të hetuar sulmin masiv e të koordinuar kibernetik ndaj qeverisë së vendit ballkanik dhe shërbimeve të tij.
Në mesin e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare mbi një incident të mundshëm bërthamor, ekipi i inspektorëve të OKB-së u nis drejt centralit atomik të Zaporizhjas në jug të Ukrainës, pavarësisht rrezikut që paraqet në këtë situatë një rrugëtim i tillë.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë nënë e një vajze
Në ceremoninë e celjes së Panairit të Verërave në Beograd, në kuadër të Ballkanit të Hapur, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nisma dhe pse e kritikuar gjithmonë, synon ta bëjë Ballkanin edhe më tërheqës.
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë Panairit të Verës të mbajtur në Beograd në kuadër të Open Balkan se vendet e Balkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë dhe jo të jenë armiq me njëri-tjetrin siç ka ndodhur prej shekujsh.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.
Katër persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, pasi dhunuan bashkëshortet.
Çmimet e lëndëve djegëse kanë pësuar një tjetër ulje të lehtë këtë të enjte, pas vendimit të dy ditëve më parë nga Bordi i Transparencës.
Një 40-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Elbasan gjatë operacionit policor të koduar “Escape”.
Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Janë fruta krejt të veçanta, me një shije fantastike e të mrekullueshme.
Katër shoferë janë arrestuar gjatë një jave në Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar padinë që kreut i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dorëzoi sot në Prokurori për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Pretendentët për fitoren e turneut të fundit Grand Slam të vitit vijojnë rrugëtimin e tyre në turneun e Flushing Meadows.
Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar përmes një letre, një ditë pas shkarkimit nga qeveria.
Paris Saint Germain rikthehet te fitorja në Ligue 1 në Francë. Kampionët e futbollit mposhtën Toulouse me rezultatin 3-0 për të shkuar në kuotën e 13 pikëve.
Erling Haaland është përshtatur shumë shpejt me Premier Leaguen dhe po kaq shpejt ka vënë Manchesterin nën këmbët e tij.
Bashkimi Europian e arriti objektivin e saj për të mbushur depozitat e gazit në masën 80% “shumë përpara” afatit të nëntorit, pavarësisht ndërprerjeve të vazhdueshme të furnizimit me gaz nga Rusia.
E duan të gjithë, sepse ka cilësitë që çdokush do të dëshironte. Pavarësisht pengesave në punë, është një shenjë që nuk trembet dhe në fund finalizon çdo gjë me sukses.
Kina ka kryer “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” kundër myslimanëve ujgurë në rajonin e saj veriperëndimor të Xinjiang, të cilat mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit” sipas një raporti të lëshuar të mërkurën nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Njerëzimin.
Ashtu sikurse kishte parlajmëruar Ilir Meta kallëzoi penalisht 5 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për falsifikim të dokumentave shtetërorë dhe shpërdorim detyre.
Shefi i gjigantit rus të naftës ‘Lukoil’, Ravil Maganov, ndër të parët që kërkoi përfundimin e luftës në Ukrainë, ka ndërruar jetë pasi ra nga dritarja e një spitali në Moskë.
Një shtetas pakistanez është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke ndihmuar në transportimin e gjashtë emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.
Një 71-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në fshatin Goriçan të Gjirokastrës.
Pikërisht në ditën kur filloi së zbatuari marrëveshja për dokumentet e identifikimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se forcat e armatosura të Serbisë po zhvillojnë një stërvitje ushtarake në Zonën e Sigurisë Tokësore, që gjendet përgjatë kufirit me Kosovën.
Të gjithë kanë një këndvështrim të ndryshëm kur bëhet fjalë për blerjet. Disa urrejnë të shkojnë në qendër tregtare dhe të presin në radhë të gjata jashtë dhomave të zhveshjes në dyqanet e shitjeve gjatë fundjavave për të provuar veshjet e mundshme.
Manchester United ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës dhe në fund zyrtarizoi emra të rëndësishëm si Casemiro dhe Antony.
Një burrë dhe një fëmijë që ecin mes sheshit të kuq thuajse të braktisur të Moskës me çadër në dorë; duket shumë ftohtë, dita ideale për një drekë të ngrohtë më familjen. Destinacioni i tyre? Një restorant i Pizza Hut në qendrën e sheshit ku reflektohet një pjesë e mirë e historisë sovjetike dhe ruse.
Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë seancës gjyqësore, ku u vendos të lihet në burg.
Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mëngjes në hyrje të qytetit të Ersekës.
Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurti janë lënë në burg.
A e keni gjetur ndonjëherë veten duke parë të gjitha kutitë shumëngjyrëshe të pastave dhe keni pyetur veten se cila është më e mira?
Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës do të gjejnë në vitin e ri akademik një Kampus te ri Universitar.
Nxënësit shqiptarë që hyjnë këtë vit të ri shkollor në klasë të parë do të mësojnë me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet këtë fillim shtatori në Beograd të Serbisë.
Mesfushori Blendi Idrizi është dhënë për huazim te Jahn Regensburg në Bundesliga 2.
Teksa shqetësimet për situatën energjetike sidomos në Europë po rriten në mënyrë dramatike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi në 29 gusht dokumentin për varfërinë energjetike e cila duket se do të jetë edhe më shqetësuese nga zhvillimet e fundit.
Sergino Dest bëhet i pari futbollist amerikan që i bashkohet skuadrës së Milanit.
Qytetarët nga Kosova që udhëtojnë në drejtim të Serbisë, nga sot, lëvizin lirisht, pa pasur nevojë për dokumente shtesë.
Digitalb, platforma më e madhe televizive e të gjithë shqiptarëve, shënoi fluks të jashtëzakonshëm abonentësh në të gjitha pikat e shitjes gjatë muajve të verës.
Dita sot do të jetë me mot të kthjellët, alternuar me kalime vranësirash, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës.
Gazeta New York Times ka bërë një analizë për epokën e Gorbacov dhe atë të Vladimir Putin.