Sherri në Durrës, njëri prej të plagosurve hodhi kaçavidën në kazanët e mbetjeve

06/04/2023 11:58

Njëri prej të plagosurve në Durrës, e ka hedhur kaccavidën në kazanët e mbetjeve prapa bashkisë.

Ata u plagosën pas sherrit për motive të dobëta rreth orës 10:30 në një nga lagjet e vjetra në qendër të qytetit të Durrësit, në afërsi të kishës katolike “Shën Lucia”.

Sipas informacioneve,  B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin dhe ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Top Channel