Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital
04/11/2026 18:50
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan-Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, A. Sh., banues në fshatin Levan, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia bën me dije se nga testi i alkoolit rezultoi se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Top Channel