Vodhi para dhe bizhuteri në një lokal në Durrës, bie në pranga 31-vjeçari

06/04/2023 09:57

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohet se ka grabitur para dhe sende me vlerë.

Në flagrancë u arrestua A. G., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një personi tjetër.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel