Çështja e arrestimit të ish-Presidentit të Amerikës Donald Trump, ka tronditur opinionin publik në Amerikë por edhe më gjerë, duke u bërë ngjarje e cila do të futet në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Studiuesi Auron Tare me anë të një lidhje live mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ka bërë me dije se nga ndjekësit e Trump kanë mbledhur rreth 7 mln dollarë ndihma për politikanin, për fushatën zgjedhore vitin e ardhshëm.

Ai tha se edhe pse janë akuza ndaj Trump, sipas polleve 60% e popullsisë mendojnë se kjo është një çështje e stisur politike për të dëmtuar imazhin e ish-Presidentit për zgjedhjet e ardhshme.

“Çdo amerikan dje dhe sot e ka ndjekur me shumë interes çështjen historike të Trump, ku historia ndryshon pasi një ish president paraqitet para gjykatës ku i merren shenjat e gishtave dhe është i akuzuar për 34 akuza të lidhur me çështje të cilat sipas polleve që janë bërë dje dhe sot 60% mendojnë se është një përpjekje politike për të dëmtuar Trump dhe për të penguar rikthimin e tij në kolltukun presidencial. Ndërkohë që të gjithë mediat flasin nga dje dhe sot janë mbledhur 7 mln ndihma për fushatën presidenciale. Me gjithë këtë vëmendje negative ai përsëri po mbledh fonde për fushatën. Trump si një njeri  cili e njeh mjaft mirë se çfarë ndodh sot në Amerikën modern, por e përdor këtë në avantazhin e tij”– tha Tare.

Top Channel