53 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 1.045 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.

27 raste me Covid 19 kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnjë, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 368 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkohë që janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (15 Prill 2022)

Raste të reja ditore          53
Të shëruar në 24 orë       56
Të shtruar në spitale         9
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,045

Testime totale               1,791,315
Raste pozitive                   274,429
Raste të shëruara            270,566
Raste Aktive                         368
Humbje jete                        3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           211
Vlorë               35
Fier                  22
Korçë              21
Elbasan          19
Gjirokastër     18
Berat               18
Shkodër          14
Durrës              8
Kukës               2

Top Channel