“Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin 14/11 23:02
Duket si e pamundur, por Zinedine Zidane mund të jetë trajneri i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Në Francë, nga “El Parisien” se Paris Saint-Germain dëshiron që të zëvendësojë trajnerin Mauricio Pochettino me Zidanen.
Duke ditur marrëdhënien e Zidanes me Ronaldon dhe faktin që portugezi nuk po e gjen veten te Manchester United, nuk do të ishte habi që ai t’i bashkohej teknikut në Paris, aty ku do të gjente dhe rivalin e tij kryesor Lionel Messin.
Megjithatë për momentin këto mbeten raportime të medieve franceze, pasi nga klubi parizien nuk ka një komunikatë zyrtare në lidhje me Zidanen./SuperSport
Top Channel