Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj të ri muzikantin Maxx Morando.

Çifti dukej shumë i lumtur krah njëri-tjetrit, teksa janë parë gjatë gjithë kohës të qeshur dhe të përqafuar.

Fotot e fundit të publikuara nga F! News vërtetuan gjithçka duke shuar kureshtjen e ndjekësve, ndërsa akoma nuk ka reagime nga çifti.

Cyrus, 29 vjeçe dhe Maxx, 23 vjeç ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë në nëntor të vitit 2021.

Këngëtarja ka qenë e martuar me Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në vitin 2020, ndërsa për herë të fundit pati një romancë me Cody Simpson.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel