Festa e Pashkëve/ Pastori Ylli Doçi: Ringjallja është fakt historik, nuk mbështetet në filozofi

16/04/2022 14:34

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastori Ylli Doçi, ka përshëndetur të gjithë besimtarët katolikë të Shqipërisë të cilëve i ka uruar festën e ringjalljes së Krishtit, Pashkën.

Ai tha se Covid19 ka vëllazëruar para syve tanë dy vitet e fundit por vdekja nuk është aq e fuqishme sa duket dhe ringjallja është një fakt historik.

Doçi shtoi se të gjitha fetë kanë nga një mësim por të gjitha përveç krishterimit i mbështesin mesimet në filozofi dhe jo në fakte.

Deklarata:

Me Kovid 19 u bene dy vjet qe vdekja na ka vallezuar para syve si fantazem me shume guxim dhe paturpesi dhe na ka marre shume vemendje dhe na ka bere presion te shqetesohemi per vaksina apo per maska dhe na ka detyruar te shkojme ne shume varrime te njerezve te dashur.

Por vdekja nuk eshte aq e fuqishme sa duket. Vdekja dhe fantazma e saj moren goditjen vendimtare nga ringjallja e Jezusit ne vitin 30! Jezusi doli nga varri i ringjallur pas vdekjes ne kryq! Kjo eshte cfare feston Pashka.

Kjo nuk eshte nje perralle per te inkurajuar zemren qe te menaxhojme realitetin e veshtire te jetes ku vdekja eshte e pashmangshme; ringjallja eshte nje fakt historik!

Pothuajse te gjitha fete kane nje mesim per nje jete pas vdekjes disi, por te gjitha fete pervec Krishterimit, bazohen ne argumente filozofike ose fetare per kete shprese te jetes pas vdekjes, kurse Krishterimi thote jo: ringjallja ka ndodhur tashme, eshte nje fakt historik!

Po ta analizosh vete vertetesine e ketij fakti do ta kuptosh pse askush qe e ka analizuar historine e vertetesise se ringjalljes nuk ka arritur ne ndonje argument kundershtues te bazuar ne fakte! Te shumte jane ata qe jane kthyer nga kundershtare ne besimtare duke pare te verteten ne sy!

Nuk eshte perralle, nuk eshte fe, ringjallja eshte FAKT! Jezusi vertet u ngjall!

Gezuar Pashken!

Top Channel