Organizonte lojëra fati në lokalin me qira, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

16/04/2022 13:13

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Ervis Shkembi 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të një ambienti që kishte marrë me qira i janë gjetur tavolina pokeri, kompjutera, letra bixhozi dhe çipsa.

35-vjeçari, banues në Kurbin,  akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient magazinë të cilën e kishte marrë me qera, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 3 kompiutera si ato të lojëra të fatit në gjëndje të ndezuar
– një tavolinë pokeri
– një valixhe me 300 çipsa brenda
– tre pako letra bixhozi
– 10 karrike.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Top Channel